Ka lajme të mira për trajnerin Zinedine Zidane, ngase ishte në gjendje të mirëpres Sergio Ramosin dhe Eden Hazardin në stërvitje.
Belgu dje kishte probleme me muskuj dhe nuk bëri stërvitje, por mesa duket i ka kaluar.
Ndërsa, Ramos ka munguar që nga gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës dhe “Los Blancos” nuk ka rrezikuar derisa është shëruar plotësisht nga lëndimi në gju.
Lucaz Vazquez, Rodrygo Goes dhe Fede Valverde që kanë bërë stërvitje herë në fushë dhe herë jo, pritet të humbasin ndeshjen e radhës kundër Huescas.
Dani Carvajal gjithashtu mungon shkaku i lëndimi, derisa Nacho Fernandez është i izoluar shkaku që ka dal pozitiv me COVID-19.
Pos tyre, lojtarët e tjerë vazhduan stërvitjet normalisht.