Taulant Xhaka, 29-vjeçari sot gjatë ditës është operuar në gju.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka humbur sezonin 2020-21 pas një lëndimi që kishte në gju.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaka ka treguar se është operuar me sukses.
"Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për mesazhet, do të kthehem më i fortë", ka shkruar lojtari i Baselit.
Kujtojmë se ndeshjen e fundit Xhaka e kishte luajtur, më 11 gusht të vitit 2020.