Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka lënë prapa lëndimin dhe i është kthyer stërvitjeve.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Torinos, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.
Klubi italian ka njoftuar se Mërgim Vojvoda ka stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës dhe gjithçka duket në rregull me reprezentuesin e Kosovës.
Kujtojmë që mbrojtësi i krahut të djathtë kishte pësuar lëndim më 12 janar në ndeshjen ndaj Milanit në Kupën e Italisë.
Ndryshe, Torino ndeshjen e radhës e luan të shtunën ndaj Atalantas dhe Vojvoda pritet të përfshihet në skuadër.