Kampioni vjeshtor i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A, Dukagjini nga Klina, ka treguar lojë të mirë në miqësore duke e mposhtur me rezultat 3:1 ekipin sllovak Partizan Bardejov. Djelmoshat e trajnerit Armend Dalkku dëshmuan angazhim në këtë sfidë.
“Ndeshjen e dytë kontrolluese ne Turqi ndaj skuadrës Sllovake, Partizan Bardejov e fituam me rezultat minimal 1:0.
Golashënues ishte Abedin Merlaku, ndërkaq vlen te theksohet se ne këtë takim janë paraqitur te gjithë futbollistët që kanë udhëtuar ne Antalya.
Një e veçantë e kësaj ndeshje ishte portieri ri dhe shumë i talentuar Arti Zenunaj qe tregoj një paraqitje fenomenale. Ne ditën e nesërme do të zhvillojmë edhe një tjetër miqësore”, njofton KF Dukagjini.