Emir Sahiti po shkëlqen në radhët e Shibenikut. Sulmuesi shqiptar po zhvillon një sezon të çmendur në Kroaci, ku tashmë numëron plot 8 gola deri më tani, ndër të cilët 6 i ka shënuar në kampionat.
Lojtari që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shpresave kuqezi ka tundur rrjetën për të 3-tën ndeshje radhazi, teksa ka zhbllokuar shifrat në takimin e sotëm kundër Rijekës.
Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të Shibenikut dhe ishte pikërisht Sahiti ai që përfitoi nga një gabim në mesfushë i kundërshtarëve për të rendur drejt portës, duke shënuar këhtu golin e parë të kësaj përballjeje.
Megjithatë në lojë janë edhe 45 minuta të tjera për tu luajtur dhe sulmuesi shqiptar ka ende kohë në dispozicion për të rritur statistikat e tij për këtë sezon.