Sahiti i jashtëzakonshëm, trondit Rijekën

Futboll

Sahiti i jashtëzakonshëm, trondit Rijekën

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Sahiti i jashtëzakonshëm, trondit Rijekën

Futbollisti shqiptar, Emir Sahiti, është në formën më të mirë, pas fitores 2:1 ndaj Dinamos në Zagreb, sonte me Shibenikun barazojnë (2:2) me Rijekën.

Emir Sahiti, me 30 janar ishte protagonist i fitores me rezultat 2:1 në Zagreb ndaj Dinamos po ashtu edhe sonte në barazim me Rijekën. 

E veçanta, shënuesit janë të njëjtë si ndaj Dinamos: Sahiti dhe Deni Juriç.  

Sahiti mashtron mbrojtjen dhe shënon në minutën e 27-të, ndërsa Juriç në atë të 32-tën. Paviçiç (34') dhe Andrijasheviq (90+11’-nga penalltia) realizojnë për Rijekën. 

Isnik Alimi dhe Sahiti u paraqitën standardë për Shibenikun, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 76-të. Sahiti deri me tash ka realizuar gjashtë gola në elitën kroate.

Pas javës së 19-të, Rijeka zë vendin e 4-të me 27 pikë, ka 7 më shumë se Shibeniku që gjendet tre pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat