Jurgen Klopp ka vendosur emra të rinj në skuadër pas një aktivietet në fundin e afatit kalimtar të janarit.
Liverpool u lejua të përfshinte tre transferimet e reja në skuadër dhe gjithashtu në listë nuk është Joel Matip.
Me dëmtimet që kishin goditur fort qendrën e mbrojtjes, nënshkrimet e reja Ben Davies dhe Ozan Kabak u shtuan menjëherë në listë, ndërsa Nat Phillips u shpërblye gjithashtu me një vend.
Në këtë listë, The Reds kanë vendosur edhe emrin e Virgil van Dijk, i cili po vazhdon të jetë i lënduar që nga tetori.