Napoli e pret sonte në “Diego Armando Maradona” skuadrën e Atalantas!
Kjo është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, derisa e dyta pritet të zhvillohet pas një javë në Itali.
Edhe pse priteshin disa ndryshime, megjithatë as në këtë ndeshje nuk ka startuar mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës Amir Rrahmani. Por, në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar mbrojtësi i krahut të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Gattuso ka vendosur që sulmin në këtë ndeshje t’ia besojë: Politano, Lozano dhe Insigne.
Në anën tjetër për Atalantan Xhemshiti ka startuar nga fillimi i ndeshjes kurse në sulm janë: Muriel dhe Duvan Zapata.