Liverpooli e vazhdon sot rrugën e tyre në Premier Ligë duke u ballafaquar me Brightonin nga ora 21:15 në kuadër të xhiros së 22-të.
“The Reds” në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit u përforcuan me dy mbrojtës të ri, Ben Davies i cili erdhi nga Prestoni dhe Ozan Kabak nga Schalke 04.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp momentalisht renditet në vendin e tretë në tabelë me 40 pikë dhe kërkon tre pikë të reja nga ky takim për të ruajtur hapin me liderët e tabelës Manchester City dhe Manchester United.
Nga minuta e parë luan Xherdan Shaqiri në sulm së bashku me dyshen Salah dhe Firmono.
Ja formacionet zyrtare:
Liverpool: Kelleher, Arnold, Philipps, Handerson, Robertson, Wijnaldum, Milner, Thiago, Shaqiri, Salah, Firmino
Brighton: Sanchez, White, Webster, Dunk, Bissouma, Maupay, Trossard, Hross, Alzate, March, Burn