Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik me skuadrën e Ferencvaroshit në kampionatin hungarez.
Futbollisti beratas, tundi rrjetën edhe ditën e sotme, në ndeshjen e katërt radhazi në kampionat, duke u shndërruar në një makineri golash për ekipin e tij, që udhëheq kampionatin me një diferencën të frikshme pikësh, plot +13 nga ndjekësit më të afërt.
Beratasi realizoi në minutën e 76-të në triumfin 0-4 në derbin ndaj Ujpeshtit. Në total ky ishte goli i 6-të në 14 ndeshje për futbollistin e Kombëtares.
Përveç Ujpeshtit, Uzuni i ka shënuar edhe Kisvardas, Budafokit, Akademisë Pushkash dhe DVTK-së dhe Mezokoves-Zsory në kampionat. 25-vjeçari është sulmuesi më në formë i momentit i Kombëtares shqiptare.