FC Ballkani sot (e enjte) do të zhvillojë ndeshjen e fundit miqësore apo kontrolluese, para fillimit të stinorit pranveror.
Skuadra nga Superliga e Kosovës do takohet me skuadrën nga Liga e Parë, FC Malishevën.
Kjo ndeshje do zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante për faktin se të dy skuadrat kanë lojtarë cilësorë në radhët e tyre.
Vlen të theksohet se Ballkani është një prej pretedentëve për t’u shpalluar kampion në elitën e futbollit kurse Malisheva në grupin A në Ligën e Parë.