Dinamo zyrtarizoi 3 afrimet e fundit të merkatos së janarit. Ashtu siç u paralajmërua nga “Panorama Sport”, 18-herë kampionët e Shqipërisë kanë siguruar sulmuesit Aris Mërsiç dhe Bernardo Markoviç bashkë me mbrojtësin Daniele Griekon.
Të tre lojtarët janë sjellë në formë huazimi dhe cilësia e tyre do ta ndihmojë shumë ekipin e drejtuar nga italiani Françesko Moreiro.
Njoftimi i Dinamos
Bernardo Makovic është zyrtarisht pjesë e familjes Dinamovite!
Dinamo njofton afrimin më të fundit të merkatos. 19-vjeçari luan si sulmues i dytë dhe është një lojtar premtues për të ardhmen.
Makovic sëfundmi ishte pjesë e ASD Fabrizio Miccoli Academy në Itali.
Daniele Grieco është përforcimi i radhës i Bluve.
FK Dinamo ka arritur marrëveshjen me klubin e Chievo Verona për huazimin e mbrojtësit 20-vjeçar për të paktën deri në fundin e sezonit.
Grieco shihet si lojtar i perspektivës, duke qenë se është aktivizuar në disa akademi të njohura ku vlen të përmenden ajo e Cesena-s apo Chievo Verona. Së fundmi ishte pjese e FC Boca në Gjibraltar.