Dhimbje e madhe për Vangjelin, mbrojtësi korçar humb njeriun e shtrenjtë"
Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli.
Pak orë më parë ka ndërruar jetë vëllai i tij, Pavli Vangjeli, vetëm 37 vjeç. Pas një sëmundjeje të rëndë te shfaqur kohët e fundit, ish-mesfushori i disa ekipeve greke, mes të cilave dhe PAOK-u, ndërroi jetë në qytetin e Selanikut. Vitet e fundit ai kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/04/auto_68720211612436406.png)
Bëhet fjalë për një ish-futbollist që pasi filloi karrierën me moshat e Skënderbeut, më pas emigroi në Greqi me familjen dhe bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut.
Dhimbja është shumë e madhe, ndërsa sot edhe skuadrët ku luajtur Pavli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare.