Shkon në katër numri i të infektuarve nga koronavirusi te Atletico

Futboll

Shkon në katër numri i të infektuarve nga koronavirusi te Atletico

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:50
Shkon në katër numri i të infektuarve nga koronavirusi te Atletico

Listës së futbollistëve të infektuar me koronavirus te Atletico Madridi i është shtuar edhe Moussa Dembele.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Atletico Madridit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Klubi spanjoll ka njoftuar se lojtari tashmë është izoluar në shtëpinë e tij, duke iu përmbajtur rregullave të vendosura nga La Liga dhe autoritetet spanjolle.

Kujtojmë që te Atletico Madridi të infektuar nga koronavirusi janë edhe Joao Felix, Yannick Carrasco dhe Mario Hermoso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat