Pas Tottenham e City, Amazon konfirmon një dokumentar për Bayernin

Futboll

Pas Tottenham e City, Amazon konfirmon një dokumentar për Bayernin

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:55
Pas Tottenham e City, Amazon konfirmon një dokumentar për Bayernin

Këtë vjeshtë do të dalë një dokumentar i ri mbi gjigandët gjermanë Bayern Munich, ka konfirmuar platforma Amazon.

Dokumentari do të ofrojë pamje nga prapaskena e klubit kur edhe fituan Ligën e Kampionëve.

Duke pasur parasysh suksesin e projekteve të ngjashme sikurse ai i Tottenham Hotspur dhe Manchester City, do të vazhdohet kjo praktikë e cila është vlerësuar interesante për tifozët e futbollit në të gjithë botën.

"Ne jemi krenar që jemi në gjendje të tregojmë suksesin e madh të FC Bayern përmes këtij dokumentari", thotë njëri nga drejtuesit e Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

"Sidomos tani, kur COVID-19 për fat të keq po na detyron të distancohemi, ky dokumentar është një mundësi e mrekullueshme për tifozët tanë të përjetojnë atë që po ndodh në ekipin tonë", përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat