Man.United nis negociatat me Fernandes për rinovimin e kontratës

Futboll

Man.United nis negociatat me Fernandes për rinovimin e kontratës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:28
Man.United nis negociatat me Fernandes për rinovimin e kontratës

Pas vetëm një viti në Old Trafford, mesfushori Bruno Fernandes është në bisedime me Manchester Unitedin për të rinovuar kontratën.

Sipas Athletic, Unitedi është duke punuar që t’ia rinovojë kontratën portugezit.

Nuk është sekret që "Djajtë e Kuq" e duan Fernandesin sepse paraqitjet e tij kanë reflektuar në vlerën e vërtetë të klubit dhe skuadrës.

Raportimet e fundit zbuluan se bisedimet e para për rinovim nisën në muajin nëntor.

Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2025 me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat