Arbëria ka luajtur sot si mysafire e skuadrës me histori të madhe në futbollin kosovar, Vëllaznimit.
Ndeshja mes dy skuadrave me ngjyra kuq e zi u luajt në Shkugëz, teksa startoi në ora 13:00.
Lipjanasit këtë herë u paraqitën shumë më mirë se sa në takimin e fundit, të cilin e humbën kundër Drenasit.
Rezultati përfundimtar ishte 2:0 në favor të të besuarëve të Arbnor Morinës.
Arbëria sezonin e nis përballë Feronikelit, në duelin e Kupës së Kosovës.