Ndodhitë e çuditshme nuk ndalen asnjëher në futbollin e Kosovës.
Kësaj here në takimin miqësor mes Drenicës dhe Istogut ndodhi diçka e paprecedentë, shkruan Olle.
Futbollisti i huaj i Istogut, Effa Dylan pak para se të futej në fushë urinoi në rrethojat e stadiumit sintetik në Skenderaj dhe nuk e pa të arsyeshme që të shkonte deri tek tualeti i impiantit.
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1-0 në favor të Istogut, por ky gjest nuk kishte se si ti ikte syrit të kamerave.
Dylan është një nga lojtarët kryesor të skuadrës nga Istogu, ai aty ka ardhur në formë huazimi nga Ballkani.