Me t’u rikthyer nga Antalia e Turqisë në Kosovë, Ballkani nuk ka humbur kohë dhe i është rikthyer fushës së gjelbër.
Skuadra suharekase ka zhvilluar një miqësore me Malishevën e Arsim Thaqit.
Ndeshja në fjalë u zhvillua në Suharekë dhe i takoi vendasve me rezultat, 3:2.
Ajo që vlen të përmendet është se këtë ndeshje nga afër e shikuan qindra tifozë.
Pavarësisht se qeveria ka ndaluar tubimet dhe pjesëmarrjet e tifozëve në tribuna, kjo gjë nuk u respektua sot..