Trajneri italian Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Zinedine Zidanen në krye të Real Madridit.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Realit tashmë kanë kontaktuar Allegrin, i cili është i papunë prej verës së vitit 2018 kur u largua nga Juventusi.
Te Reali po synojnë ta bindin Allegrin për ta marrë drejtimin e ekipit në fund të këtij edicioni kur edhe pritet të largohet Zidane.
Zidane ka kontratë me Realin deri vitin tjetër, por në klub nuk janë të kënaqur me punën e tij këtë edicion pasi ekipi nuk ka treguar rezultate të mira.