Liridon Krasniqi ka marrë rrugën drejt Australisë.
Futbollisti nga Kosova pas largimit nga Dubai aty ku kaloi disa ditë pushimi, është nisur për në Australi.
Në rrjetin social “Instagram”, ish-reprezentuesi i Kosovës ka publikuar një fotografi ku shihet duke udhëtuar me avion privat.
“Gati për një sfidë të re”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, Krasniqi aktivizohet në futbollin malajzias, te skuadra e Johor Dahor.