Presidenti i AC Miolanit, Paolo Scaroni është pyetur lidhur me garën për titull.
Milani momentalisht është në kreun e tabelës, derisa shihet si favoriti kryesorë për Scudetto.
Mirëpo, i pari i Milanit, tha se nuk ka garë për titull.
“A jeni i sigurt se Milani do fitojë garën për Scudetto? Nuk ka asnjë garë për Scudetto”, u shpreh ai.
Kështu u shpreh disa herë edhe trajneri Stefano Pioli që assesi s’pranon se janë në garë për titull duke thënë se prioriteti i vetëm është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.
Nëse shohim tabelën momentale, shtatë herë kampioni i Evropës është lider me 46 pikë, dy më shumë se rivali lokal, Inter.