Thiago Silva lëshoi ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur shkaku i një lëndimi.
Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, është detyruar të largohet nga loja shkaku i një lëndimi.
Thiago Silva u pa duke çaluar dhe nuk mundi të vazhdojë ndeshjen pas 30 minutave lojë.
Silva nuk mundi të vazhdojë ndeshjen pas trajtimit nga stafi mjekësor dhe u detyrua ta lëshojë ndeshjen, ku u zëvendësua nga Christensen.
36-vjeçari ka regjistruar paraqitjen e 17-të në Premierligë për Chelsean që kur u bashkua me klubin në një transferim falas nga gjiganti francez, Paris Saint Germain, kjo është paraqitja e tretë nën drejtimin e menaxherit të ri të Chelseat, Thomas Tuchel