Real Madrid ka vënë në shënjestër mesfushorin e Inter-it Nicolo Barella.
Zinedine Zidane është në kërkim të pasardhësit të Luka Modric dhe duket se ka këshilluar presidentin Florentino Perez të bëjë një ofertë për yllin e ri të Inter-it.
Zikaltrit kanë shpenzuar 40 milionë euro për 23-vjeçarin dhe mund të fitojnë rreth 65 milionë euro nga shitja e mundshme e tij.
Kjo është shuma që Real Madrid do t’i ofrojë Inter-it, sipas shtypit spanjoll.