Dy sportistë nga Kosova, së bashku ishin ushtar në shtetin që nuk ekziston më, ish Jugosllavia.
Është ish futbollisti i Besës nga Peja, Ramadan Krasniqi me legjendën e futbollit Kujtim Shala.
Qysh në vitin 1988, Shala shkoi në shërbimin ushtarak, që ishte i detyrueshëm nga ai regjim dhe e kreu në Beograd, së bashku me Krasniqin.
Shala, pas Prishtinës, që u largua në vitin 1988, veshi fanellën e Dinamos së Zagrebit në vitin 1989, duke u shndërrua prej futbollistëve më të famshëm dhe me problematik, kudo që shkonte nëpër Serbi e urrenin deri në pikën e fundit.
Kjo foto është e vitit 1988, që na i siguroi Ramadan Krasniqi, një foto sa një mijë fjalë se si dukeshin në atë periudhë.