Presidenit i klubit italian të futbollit ‘Novara’, Marcello Cianci ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, policia ka gjetur një zarf me 200 mijë euro në veturën e tij, teksa zarfi ishte i fshehur brenda një kutie ushqimi.
Sipas mediave italiane, Cicani nuk ka mundur të shpjegojë origjinën e parave dhe ato para janë konfiskuar nga policia, teksa rasti ende po hetohet.
Pas këtij rasti, italiani ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit e klubit nga Serie C, aty ku ishte nga viti 2019.