Almedin Murati ka realizuar golin e parë për skuadrën e re.
Murati ia ka dalë të shënoj në duelin e sotëm miqësor të luajtur në Durrës në mes Dardanës dhe Flamurtarit.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 dhe goli i transferit të ri të klubit kamenicas ishte vendimtar për të arritur fitoren.
Të dyja këto skuadra paraqiten në Grupin B të Ligës së Parë, teksa po të dyat synim e kanë inkuadrimin në Superligë për sezonin e ardhshëm.