Edin Dzeko do jetë edhe më tëj një futbollist i Romës, pasi afati kalimtar dimëror është mbyllur.
Mediat italiane kishin raportuar se futbollistët “Giallorossë” janë të pakënaqur me trajnerin Paulo Fonseca, dhe kryesori i cili shprehu këto pakënaqësi ishte Edin Dzeko.
Pas këtij incidenti, Fonseca duket se ka marrë besimin e bordit të Romës, por marrëdhënia me Dzekon mbetet tejet e dobët.
Mediat e pyetën a do të jetë titullar Dzeko në ndeshjen ndaj Juventusit.
“Nuk mund ta them me siguri, Dzeko është stërvitur mirë, por nesër do të jetë kapiten Cristante”, tha ai.
Ai u pyet edhe nëse rasti me Dzekon e ka forcuar grupin.
“Ajo çka forcon grupin janë fitoret dhe puna në stërvitje”, përfundoi Fonseca.