Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi italian përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.
Klubi njoftoi gjithashtu se Koulibaly është asimptomatik dhe është futur në izolim dhe po i ndjek protokollet shëndetësore.
Kjo mund të jetë një mundësi për Amir Rrahmanin që të ketë minutazhë.
Koulibaly do t’i humb sfidat ndaj Genoas dhe Atalantas, kurse mbetet të shihet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit.