Suarez dhe skandali i pasaportës: Kisha një vit që e kërkoja. Nuk më donte vetëm Juventus!
Luis Suarez ka dhënë për herë të parë versionin tij për çështjen e famshme të pasaportës dhe negociatat me Juventus.
E ka bërë në një intervistë të dhënë për El Transitor. Sulmuesi i Atletico Madrid ka shpjeguar se qëllimi për të marrë nënshtetësinë italiane nuk ishte i lidhur vetëm me një transferim të mundshëm tek Juventus.
“Kisha shumë oferta, jo vetëm nga Juventus. Nuk ishte i vetmi klub që donte të më merrte. Pasaportën e kërkoja prej një viti”, ka thënë uruguaiani.