Kategoria e Parë u rikthye në aksion këtë të premte pas një ndalese 45 ditore.
Sfida që ngriti siparin për vitin 2021 ishte derbi dhe dueli më i fortë i grupit B për këtë raund ai mes Besës dhe Lushnjës, një sfidë mes dy skuadrave që po tentojnë rikthimin në elitë. Supersfida e luajtur në Kavajë përfundoi në barazim 1-1 me dy skuadrat që i dhanë një asist Egnatias kryesuese për t’u shkëputur.
Pas çerek ore lojë Lushnja kaloi në epërsi me Bejkon rezultat që mbeti i pandryshuar deri në minutën e 92-të, kur Bekolli i hoqi fitoren nga duart skuadrës lagunare dhe mbajti në vendin e dytë të renditjes Besën që tashmë ka 14 pikë ndërsa Lushnja pozicionohet e treta me 13 pikë.
Egnatia nga ana tjetër kryeson grupin B teksa ka luajtur edhe një ndeshje më pak.