Supersfida Juventus-Roma, zbulohet arbitri që do vendosë drejtësi. Ja precedentët!
Supersfida mes Juves dhe Romës do të gjykohet nga Daniele Orsato, arbitri më i mirë i 2020-ës, ai i cili gjykoi edhe finalen e Champions-it mes Bajernit e PSG-së.
45- vjeçari i ka arbitruar shpesh këto dy skuadra në karrierë, 65 në total. Me bardhezinjtë ka një bilanc prej 18 fitoresh, 11 barazimesh dhe 5 humbjesh në 34 ndeshje.
Ndërsa numrat me verdhekuqtë janë 13 fitore, 11 barazime dhe 7 humbje në 31 precedentë.