Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me St. Paulin, arkëtuan tre pikë të mëdha, duke iu shmangur pjesës së poshtme të tabelës.
St. Pauli si vendas ngadhënjeu me rezultat 2:1 kundër Sandhausenit.
Paçarada tregon angazhim maksimal dhe ia doli që të gjunjëzon ish skuadrën e tij.
Futbollistët Kyereh (67'), Burgstaller (71') shënojnë për St. Paulin dhe Behrens (74') për Sandhausenin. Paçarada u paraqit tërë takimin.
Pas javës së 20-të në Bundesliga II, St. Pauli ngrihet në vend të 13-të me 22 pikë, ndërsa Sandhausen është i 16-ti me 18 sosh.