Sot feston datëlindjen njëri prej yjeve më të mëdha në historinë e futbollit Cristiano Ronaldo, i cili ka mbushur 36-vjeç.
Pavarësisht moshës, ai është duke kaluar një sezon fantastik duke shënuar 22 gola dhe kishte tri asistime në 23 ndeshjet e fundit në të gjitha garat për skuadrën e Juventusit, përcjell KosovaPress.
Ronaldo është njëri prej futbollistëve që ka thyer shume rekorde në botën e futbollit, dhe më poshtë mund t’i gjeni të bashkangjitura ato më të rëndësishmet.
Golashënuesi më i mirë në histori të futbollit:
5 herë fituesi i Ligës se Kampionëve
5 herë fituesi i Topit të Artë
Golashënuesi më i mirë i Real Madrid-it dhe i Portugalisë
Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve
3 herë fitues i Premier Ligës me Manchester United
2 herë fitues i La Ligës me Real Madridi-n
2 herë kampion në Serie A me Juventus-in
1 herë fitues i Kampionatit Evropian me Portugalinë
2 herë fitues i Superkupës se Evropës
1 herë fitues i Ligës së Kombeve me Portugalinë