Interi ka bërë listën e largimeve për merkaton e verës. Trajneri Antonio Conte po mendon të largojë dy futbollistë nga ekipi i tij, pasi nuk është i kënaqur me formën e tyre.
Mbrojtësi Aleksandar Kolarov dhe Matteo Darmian pritet të largohen në verë.
Ata nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre dhe të dy futbollistët me eksperiencë pritet të gjejnë ekipe të tjera.
Conte i afroi me shpresën e mirë se do të bënin mirë.
Numri një i stolit besonte shumë tek ata, por nuk ia dolën që të bënin diferencën.