Juventus – Roma është një nga ndeshjet më të rëndësishme të ditës në futbollin evropian.
Bianconerët llogariten favoritë, megjithëse nuk pritet ta kenë të lehtë përballë ekipit që momentalisht pozicionohet në vendin e tretë në renditjen tabelare.
Tashmë janë mësuar edhe formacionet e mundshme të të dyja palëve për duelin që fillon nga ora 18:00.
Më poshtë emrat e futbollistëve që pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, de Ligt, Sandro; Chiesa, Arthur, Bentancur, Bernardeschi; Morata, Ronaldo
Roma (3-4-2-1): Lopez; Mancini, Ibanez, Smalling; Karsdorp, Veretout, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Mayoral