Granit Xhaka iu frikësua më shumë abuzimeve nga tifozët pas përjashtimit me të kuq në humbjen 0:1 nga Burnley, ka zbuluar trajneri Mikel Arteta.
Mesfushori nga Kosova ishte përjashtuar me të kuq në humbjen nga Burnley në dhjetorin e kaluar.
Pas ecurisë së dobët të skuadrës, frustrimi ishte rritur te tifozët.
Xhaka ishte përleshur më parë me tifozët e Asenalit pas largimit nga loja me Crystal Palacen në vitin 2019.
“Xhaka ka pasur dy episode të mëdha. Ju ndoshta mund ta kaloni të parën, por e dyta mund t’ju shokojë juve”, ka thënë Arteta.
“Mendoj se klubi i dha gjithë mbështetjen atij, ne duam ta bëjmë të njëjtën me të gjithë. Tani Xhka po lëvdohet shumë për paraqitjet e tij”, tregoi ai.