Prej disa ditësh është përfolur se Paris Saint-Germaini do të tentojë transferimin e Leo Messit, kontrata e të cilit me Barcelonën i skadon në verë.
Por, kampioni francez ka një plan të ri.
Përveç Messit, klubi katalunas synon edhe transferimin e dy futbollistëve tjerë nga Barcelona.
Bëhet fjalë për Jordi Alban dhe Sergi Roberton.
Pas kësaj, ka pasur një zemërim të madh te drejtuesit e Barcelonës.
Ndryshe, Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve më 16 shkurt.