Gerard Pique ka thënë se planifikon të pensionohet në Barcelonë dhe beson se Lionel Messi është “shumë i lumtur” në “Camp Nou”.
Pique, produkt i akademisë së La Masias, ka luajtur më shumë se 550 ndeshje që ku u kthye në Barcelonë nga Manchester United në vitin 2008.
“Do të pensionohem në Barcelonë, gjithmonë e kam thënë këtë”, tha Pique.
“Luaj futboll sepse e përfaqësoj Barcelonën, nuk e shoh veten në një tjetër ekip, s’do të isha i motivuar”.
“Ajo që ndodhi gjatë verës përfundoi në mënyrën më të mirë dhe Leo qëndroi. E shoh atë të lumtur tani dhe ta kemi në krah është sukses i garantuar”.