Munir El Hadadi, tani ka mundësinë të përfaqësojë kombëtaren e vendlindjes, Marokun.
Sulmuesi kishte luajtur më parë pët Spanjën, në vitin 2014 në një ndeshje eliminatore dhe për këtë arsye FIFA nuk i jepte leje për të luajtur me Marokun.
Megjithatë së fundmi, 25-vjeçari ka marrë lajmin e mirë dhe tashmë mund të përfaqësojë Marokun.
FIFA ka dhënë dritën jeshile, që lojtari të luajë me shtetin e tij të lindjes, duke u mbështetur te ndryshimi i rregullores në muajin shtator të vitit 2020.