Zakonet nuk vdesin, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija. Trupi nuk mban njësoj me kalimin e moshës. Dhe këtë Arjen Robben e di shumë mirë. Ish-mesfushori-sulmues i Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich u kthye nga lamtumira e tij në futboll verën e kaluar, për t’i dhënë një dorë Groningen, klubit që e bëri atë të godiste një top.
Entuziasmi ishte i dukshëm. Sa keq që 37-vjeçari ka luajtur vetëm 44 minuta në dy ndeshje konkurruese, para se të pësojë një dëmtim në ijë, që po e mban atë jashtë fushës.
Kthimi ishte planifikuar për në fillim të vitit 2021, por rikuperimi po zgjat. Dhe dyshimi fillon ta kaplojë, siç shpjegoi vetë për mediat zyrtare të klubit: “Pyes veten nëse është realiste të mendoj se mund të kthehem të luajë sërish”. Në të vërtetë, kjo nuk është një shenjë e mirë.
Dhe të mendosh se Groningen këmbënguli shumë për ta kthyer në shtëpi, ndërsa Robben kishte pranuar me gëzim propozimin. Lëndimet, në fund të fundit, sigurisht u morën parasysh, por që një ndalesë do të kishte qenë kaq e gjatë dhe e komplikuar për t’u trajtuar, mbase askush nuk e kishte marrë me mend. “Është zhgënjyese, nuk mund të gjej një fjalë më të mirë për ta përcaktuar këtë situatë.
Kam probleme me muskujt e mesit dhe tani gjithçka është e komplikuar për mua. Ne duhet të kuptojmë nëse ka perspektivë të mjaftueshme për përmirësim. Përndryshe, – shpjegon njeriu që vendosi finalen e Champions-it midis Bayernit dhe Borussia Dortmund, – mund të jetë koha për të marrë një vendim”. Duket se jemi jo larg fundit të pritur të një përralle që po bëhet makth...