Beteja për kreun

Futboll

Beteja për kreun

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:27
Beteja për kreun

Luhen sot 5 ndeshje të Kategorisë së Parë. Në grupin A, Vora sfidon skuadrën e Besëlidhjes në Kompleksin Internacional. Ndërkohë Veleçiku ka një sfidë shumë të vështirë me Burrelin e vendit të dytë. Ndeshja luhet në stadiumin “Reshit Rusi”.

Beteja tjetër është ajo mes Orikut vendas dhe dibranëve të Korabit. Grupin A deri më tani e udhëheq Dinamo, që duket në rrugën e duhur për t’u rikthyer në Superiore, pas disa vitesh orvatje në Kategorinë e Parë.

Në grupin B kryesuesit e Egantias luajnë ndeshje të lehtë në letër ndaj Elbasanit në stadiumin e Peqinit.

Sfida tjetër e grupit B është ajo mes Turbinës dhe Flamurtarit, teksa të dyja skuadrat deri më tani nuk kanë treguar atë që pritej prej tyre dhe pretendimi për të kapur Superioren zbehet çdo ditë e më shumë. Ndeshjet luhen të gjitha në orën 13:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat