Dukagjini do të jetë në garë për inkuadrim në Superligë.
Skuadra nga Klina ka bërë disa përforcime të mëdha për të qenë e gatshme drejt objektivit madhor, teksa kanë prezantuar tashmë edhe fanellat që do t’i bartin.
Të besuarit e Armend Dallkut do të dalin përsëri në fushë me ngjyrat tradicionale të tyre.
Fanella e parë do jetë gjelbërt e bardhë, ndërsa ajo e dyta e zezë me nuanca nga e gjelbërta.
Edhe portierët do të kenë fanella të reja, ato do të jenë me ngjyrë hiri dhe të gjelbërt.
Dukagjini pranverën e nis me duelin e Kupës së Kosovës kundër 2 Korrikut.