Dren Gashi po vazhdon formën e mirë edhe në Shqipëri.
Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të Superligës së Kosovës ka gjetur veten në Kategorinë e Parë shqiptare.
Ai është bërë pika kryesore e formacionit të Gugan Magashit tek Egnatia.
Kualitetet e tij Gashi i tregoi edhe sot, pasi ndihmoi me një gol në fitoren 3-0 kundër Elbasanit.
Gashi realizoi golin për 1-0, teksa më pas skuadra shënoi edhe dy herë të tjera.
Egnatia mbanë pozitën e parë deri në këto momente dhe është padyshim favoriti numër një për inkuadrim në Superiore.