Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit nga minuta e 46-të për Atalantën, por në finish të sfidës e lëshun fitoren nga duart.
Atalanta udhëhoqi me rezultat 3:0 me golat e Iliçiç (14'), Gosens (19'), Muriel (21').
Megjithatë kjo epërsi u shkri nga mysafirët përmes futbollistëve Belotti (42'), Bremer (45+1') dhe Bonazzolli (84').
Pas 21 jave në Serie A, Atalanta renditet në vend të shtatë me 37 pikë, ndërsa Torino është e 17-ta me 16 sosh.