Cristiano Ronaldo nuk e ka humbur kurrë vetëbesimin, por ka pranuar se nuk e kishte parashikuar “jetëgjatësinë” e tij në futboll.
Pesëherë fituesi i “Topit të Artë” ka zbuluar se si i ri, ka menduar se tani do të ishte peshkatar në Madeira, në vendin e vogël aty ku ai u rrit.
“Kam menduar se do të bëhesha peshkatar në Madeira”, ka thënë ai për “Canal 11”.
“Kjo nuk kishte ardhur kurrë në mendjen time. Doja të bëhesha futbollist profesionist, por nuk e kam menduar se do të fitoja këto që kam fituar”, tregoi ai.
Ronaldo ndonëse 36-vjeçar, vazhdon ende të jetë në formë mbresëlënëse.
Ai ka shënuar 22 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.