Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku atje jetohet ditë e natë për futbollin! Një futbollist bën vetëvrasje.
Uruguaiani Santiago Garcia, sulmues, bëri vetëvrasje në banesën e tij në Buenos Aires.
Garcia u gjet i vdekur këtë mëngjes dhe mediat raportojnë se ai ka qenë jashtë ekipit kohët e fundit dhe në trajtim për shkak të depresionit.
Ai ishte vetëm 30 vjeç.
Santiago Garcia apo "El Morro" (nosonja) - siç e quanin në Argjentinë – ka luajtur për ekipin argjentinas Godoy Cruz për pesë vitet e fundit, ishte kapiten i ekipit dhe kishte shënuar 45 gola në kampionat.