Trajneri i Kukësit, Mirel Josa u prononcua për sfidën e nesërme në “Loro Boriçi” kundër Kastriotit. Tekniku kryeqytetas u shpreh se ndoqi dje sfidën Vllaznia-Laçi, e cila u fitua nga kurbinasit 1-2. Megjithatë, Josa kërkoi që ekipi të përqëndrohet te sigurimi i zonës së Europës dhe më pas të mendoj për titullin, nëse do të arrijë t’i afrohet Vllaznisë.
“Ndeshja me Kastriotin – Jo vetëm me Kastriotin, të gjitha ndeshjet janë të vështira,. E kemi parë se çfarë në kampionatin tonë gjatë kësaj periudhe dhe rezultatet janë të paparashikueshme.
Jemi fokusuar te ndeshja e radhës me Kastriotin. Është një skuadër që e kam ndjekur që në takimin e parë me Partizanin, një ekip i fortë që vrapon mirë, si dhe ka ndërthurur eksperiencën me lojtarët e rinj, të cilët i ka vendosur trajneri në skuadër.
Rivalët dhe objektivat për Kukësin – Kampionati nuk është mbyllur, por duhet respektuar ekipi që kryeson kampionatin, Vllaznia. U mund nga Laçi, pretendimet e skuadrave që vijnë pas shtohen. Unë e kam parë ndeshjen për mënyrën se si të dyja e kanë interpretuar lojën.
Ne dujhet të bëjmë punën tonë, nuk duhet ta kemi mendjen te Vllaznia dhe Laçi, sepse ne fillimisht duhet të kapim zonën e Europës, pastaj çfarë të dalë më mirë për ne”, përfundoi trajneri i Kukësit, Mirel Josa.