Mesfushori shqiptar, Sherif Kallaku ka qenë realizator në takimin e Lokomotivës së Zagrebit ndaj Rijekës.
Lokomotiva pësoi disfatë 2:3, me mysafirët që gjetën golin e fitores në minutat shtesë të takimit.
Kallaku ishte i pari që realizoi në këtë takim pas vetëm 11 minutash lojë për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Lojtari shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të të takimit.