Mbrojtësi i Kombëtares, Ardijan Ismajli ishte heroi i Spezias, në triumfin 1-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Sasuolos. Shqiptari u fut në fushë në minutën e 53-të, duke zënë vendin e Tercit, teksa në minutën e 78-të, asistoi te goli i fitores i shënuar nga Gyasi.
Pas një harkimi në këndi, Ismajli u ngrit mjaft bukur në ajër me kokë, teksa mjaftoi një prekje fare e lehtë e sulmuesit të Specias, që topi të shkonte në rrjetë.
Devijimi ishte aq i lehtë sa ishte tepër e vështirë të ndahej nëse golin e shënoi mbrojtësi i Shqipërisë apo Gyasi.
Me këtë fitore, skuadra e Ismajlit u ngjit në kuotën e 21 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 15-të.